Flash News

POLITIKOFF

Video/ Ermal Meta jep koncert falas për shqiptarët

Video/ Ermal Meta jep koncert falas për shqiptarët

Momentalisht, këngëtari shqiptar i cili është kaq shumë i dashur për publikun italian dhe po ashtu edhe shqiptar, po jep koncert në stadiumin 'Air Albania". 

Pavarësisht se është paralajmëruar se të pranishmit do ishin me vende bosh në mes për të shmangur çdo kontakt të afërt për shkak të Covid-19, sërish stadiumi nuk ka mjaftueshëm fansa (edhe pse e dimë që Ermali ka qindra mijëra fansa shqiptarë kudo ku ka shqipfolës).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Politiko.al (@politikoal)

Nëse bëjmë një krahasim me koncertet që janë mbajtur së fundmi - sidomos gjatë sezonit të verës - vërehet se reperët, këngëtarët e muzikës pop dhe dhe muzikës së lehtë që në përgjithësi këndojnë me "playback" kanë zhvilluar koncerte pa asnjë masë kufizuese, duke grumbulluar pafund fansa.

Kujtojmë se një këngëtar i listës "A" si Ermali ka ofruar këtë koncert falas për shqiptarët dhe dje në konferencën për shtyp, artisti tha se sa herë këndon për publikun shqiptar ka emocione pavarësisht qindra koncerteve që ka dhënë kudo gjatë gjithë karrierës së tij.

Ermali ka ngritur në këmbë publikun duke u futur mes për mes fansave dhe duke i përshëndetur të gjithë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Politiko.al (@politikoal)

Videot nga koncerti i Ermalit: Instagrami i Politiko

Të fundit