Flash News
Grabitje me armë në një farmaci në Tiranë, autori merr xhiron ditore
Aksident në autostradën Levan-Vlorë, ndërron jetë një person, një tjetër në gjendje të rëndë
Para në këmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtor i Kadastrës në Berat
Covid-19, rritet sërish numri i viktimave dhe i rasteve të reja në 24 orë
Vonesat nga AstraZeneca, BE kërcënon të bllokojë eksportet e vaksinave anti-Covid jashtë bllokut
Familja mbretërore e trishtuar dhe mbështetëse ndaj Meghan e Harry-t pas humbjes së fëmijës së dytë
Dje u bë publik lajmi se Meghan Markle kishte humbur fëmijën e saj të dytë në korrik. Në një shkrim për "The New York Times", ajo emocionoi me shkrimin e saj teksa tregoi se përpiqej të ishte e fortë në publik kur brenda ishte e thyer për humbjen e fëmijës.
"E dija se ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin"- ishte një nga fjalitë më prekëse të rrëfimit të Dukeshës së Sussex, Meghan Markle.
Ky lajm ka qenë dje në kryetitujt e shumë mediave botërore dhe vëmendja është e madhe pë të ditur reagimin e familjes mbretërore, nga e cila Harry dhe Markle kane hequr dorë duke u tërhequr nga titujt mbretëror.
"The Daily Beast" shkruan se Princi Harry diskutoi abortin e gruas së tij Meghan Markle me familjen e tij, dhe që po ashtu ata ishin në dijeni se Meghan do publikonte artikullin e djeshëm.
Besohet se Mbretëresha Elizabeth, Princi Charles dhe Princi William ishin të gjithë në diskutim.
Zyra e Mbretëreshës Elizabeth tha se ajo nuk do të bënte asnjë koment mbi çështjen "thellësisht personale". Zëdhënësi i Princit Charles tha se ai nuk do të komentonte për çështjen "private". Zyra e Princit William tha se ata nuk do të komentonin.
E vetmja herë kur një mbret ka qenë kaq i hapur për humbjen e një shtatzënie, ndodhi në vitin 2001 kur Sophie Wessex, gruaja e Princit Edward, djali i vogël i mbretëreshës, bëri një deklaratë duke folur për trishtimin e saj për humbjen foshnjës së saj të palindur.
Për thuajse 20 vite nuk kishte ndodhur më një ngjarje e tillë dhe artikulli i djeshëm i Meghan oshte thellësisht prekës me terma hidhërues që shpjegonte me detaje gjithë dhimbjen. Fakti që si aborti, ashtu edhe artikulli i Meghan u diskutua me familjen mbretërore, po shihet nga shumë si një shenjë pozitive që marrëdhëniet midis çiftit dhe mbretërve mund të jetë më e mirë nga sa është supozuar gjatë muajve të fundit.
Thuhet po ashtu se familja mbretërore është trishtuar nga lajmi i humbjes së fëmijës së Meghan Markle dhe Harry-t.
Ditari politik









Të fundit

25 vjet përkujtime të Holokaustit në bundestagun gjerman
27 Janar 2021, 08:51
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, mesazhi i Metës
27 Janar 2021, 08:40
Winx-at kthehen në një serial me njerëz, fansat zhgënjehen për shumë arsye
27 Janar 2021, 08:36
Telefonata e parë Biden-Putin, VOA zbardh detaje nga biseda
27 Janar 2021, 08:23
Senati konfirmon Antony Blinken për postin e sekretarit të Shtetit
27 Janar 2021, 08:21
Ulen temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot
27 Janar 2021, 08:17
Skema nga bilancet: Si futen paratë informale në ndërtim
27 Janar 2021, 08:10
‘Benzi’ përplaset me kamionin, humb jetën drejtuesi 30-vjeçar
27 Janar 2021, 08:08

Horoskopi, 27 janar 2021
27 Janar 2021, 07:52






Grabitje me armë në një farmaci në Tiranë, autori merr xhiron ditore
26 Janar 2021, 21:17
Shenjat e horoskopit që kanë tendencën të përjetojnë depresion
26 Janar 2021, 20:52

Astrit Patozi tregon zonën ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit
26 Janar 2021, 20:37
"Kanë qenë tre net shumë të vështira", Dojna Mema reagon për ngjarjen e "Just Dance"
26 Janar 2021, 20:32

Vajza e Monica Belluccit imazh i "Dolce & Gabbana"
26 Janar 2021, 19:56