Flash News

POLITIKOFF

Fansat myslimanë revoltohen me Jay-Z për imazhin e xhamisë Riyadha në bluzën e tij

Fansat myslimanë revoltohen me Jay-Z për imazhin e xhamisë

Reperi Jay-Z është fotografuar së fundmi nga paparacët, teksa mban veshur një bluzë me  imazhin e xhamisë Riyadha, një xhami historike Keniane.

Kjo gjë ka revoltuar besimtarët myzlimanë, madje Xhamia Riyadha postoi një letër në faqen e saj në Facebook, duke thënë se komiteti i menaxhimit dhe besimtarët ishin të shqetësuar dhe të fyer nga fotot e Jay-Z të veshur me bluzë, e cila përmban një imazh të gjelbër të xhamisë.

Fansat myslimanë revoltohen me Jay-Z për imazhin e xhamisë

“Ne nuk e konsiderojmë këtë një nder, as një privilegj, për xhaminë historike dhe themeluesin e saj Habib Sëaleh që imazhet e saj të portretizohen në një mënyrë të tillë. Prandaj, ne me mirësjellje ju kërkojmë që të tregoni respekt për xhaminë duke hequr portretin e xhamisë sonë në këmishë, për të na treguar që ju me të vërtetë i respektoni njerëzit e Lamu dhe xhamisë”- shkruhej në letër nga Abubakar Badaëy, sekretari i përgjithshëm i xhamisë Riyadha.

Të fundit