Flash News

POLITIKOFF

Festivali i 60-të i Këngës në RTSH: Publikohet lista me këngëtarët pjesëmarrës

Festivali i 60-të i Këngës në RTSH: Publikohet lista me

Në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës do të konkurrojnë 20 këngë pjesëmarrëse, përfshirë edhe kategorinë e të rinjve. Nata e parë do të mbahet më 27 dhjetor, e dyta më 28, ndërsa nata finale më 29 dhjetor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, faqja e Festivalit të Këngës në Instagram publikoi listën, mes të cilëve janë Alban Ramosaj, Evi Reçi, Ronela Hajati, Gjergj Kaçinari, Kastro Zizo, Stefi dhe Endri Prifti etj.

Alban Ramosaj
Denis Skura
Evi Reçi
Gjergj Kaçinari
Janex (Xhejn Kumrija)
Kastro Zizo
Mirud
Kelly
Rezarta Smaja
Ronela Hajati
Saimir Çili
Stefi dhe Endri Prifti
Shega
Urban Band
Eldis Arrnejti
Ester Zahiri
Kejsi Rrustja
Olimpia Smajlaj
Viola Xhemali
Xhuljana Pjetra

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Festivali i Këngës në RTSH (@festivali_kenges_rtsh)

Në postim bëhet me dije se këngët janë përzgjedhur nga juria e përbërë nga Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni.

Ndërkohë pas përzgjedhjes së artistëve, këngëtari Mentor Haziri ka reaguar me tone të ashpra ndaj festivalit ku ka bërë dhe akuza. Të plotë e lexoni lajmin në linkun më poshtë:

 

Të fundit