Flash News

POLITIKOFF

"Fillova të qaj sapo e dëgjova", Soni Malaj tregon për impaktin e parë të këngës që kishin bërë 'Threedots'

"Fillova të qaj sapo e dëgjova", Soni Malaj tregon për

"Versioni im" është një nga baladat ,ë të bukura të momentit dhe s`kishte si të ndodhte ndryshe kur e sjell 'mjeshtrja' e baladave shqiptare Soni Malaj dhe kur kënga është punuar në studion e "Threedots" me tekst të Flori Mumajesit dhe muzika nga Bruno.

Në fakt, "kumbari" i këtij bashkimi të Sonit me Florin ka qenë Ardit Gjebrea.

"Versioni im ishte një këngë e shkruar nga Threedots, por në fillim e dëgjuar nga Ardit Gjebrea. Bashkë me çunat, producenti i “Këngës Magjike” mendoi se vetëm Soni Malaj mund ta këndonte.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Soni rrëfeu më shumë për këngën që e riktheu në festivalin e "Këngës Magjike", pa e pasur fare në axhendën e saj artistike.

Nuk e kisha fare në plan të merrja pjesë këtë vit. Doja edhe një pushim, nuk e kisha fare në axhendën artistike. Por më mori Arditi në telefon dhe më tha se kishte dëgjuar një këngë shumë të bukur. Çunat e Threedots kishin thënë se e këndon vetëm Soni Malaj”, – tha Soni.

Nuk e di pse thoja ‘nuk do jetë për mua’, por megjithatë shkova ta dëgjoj. E dëgjova dhe kam filluar të qaj, më rridhnin lotët… Bruno kishte një grup facoletash aty… Më pëlqeu, sepse është një këngë që kalonte në tri etapa dhe kishte një shpërthim në fund. Pastaj ajo që më goditi ishte teksti. Unë e vlerësoj shumë këngën nga teksti…” – tha Soni.

Të fundit