Flash News

POLITIKOFF

Fotoja me të ëmën, një shkrepje e realizuar nga i ati. Rama emocionohet dhe përlotet në studio

Fotoja me të ëmën, një shkrepje e realizuar nga i ati. Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në "E Diell" me Edi Manushin në Top Channel. Në këtë intervistë, Rama ka qenë ndryshe dhe jo standardi tipik që shohim zakonisht në emisionet politike.

Rama ka folur për jetën e tij, fëmijërinë, prindërit, pasionet. Historia e njohjes së gjyshërve të tij dhe shumë detaje të tjera nga jeta e kryeministrit.

Në moment emocionues për Ramën ishte kur duhet të komentonte fotot që shfaqeshin në studio dhe si rrallë herë, Rama u përlot.

Në momentin kur shfaqet fotoja e Ramës me nënën e tij, Anetën, e cila humbi jetën disa kohë më parë, Rama u emocionua dhe u përlot. Ndjesi të cilën e kapërceu shumë shpejt duke dashur të tregohet i fortë, teksa u shpreh se këtë foto e kishte realizuar i ati i  tij.

"Im atë kishte një aparat fotografik që e kishte marrë qëkur ishte student në Basjkimin Sovjetik. Kishte dhe një laborator të vogël fotografik në studion e vet por shumë të vogël dhe ai i bënte këtë fotografi. Ishte si të thuash kronikani i familjes sonë dhe kjo është një fotografi e bërë nga im atë," -  u shpreh kryeministri.

Të fundit