Flash News

POLITIKOFF

Gal Gadot thotë se 'Wonder Women' është Lady Diana

Gal Gadot thotë se 'Wonder Women' është Lady Diana

Aktorja Gal Gadot e cila njihet më së shumti për rolin e saj si "Wonder Women" ka dhënë një intervistë për "Vanity Far" dhe ka treguar disa detaje shumë të rëndësishme për këtë rol që ka shënjuar në karrierën e saj kinematografike.

Gadot është shprehur për "Vanity Fair" se frymëzimi i saj për karakterin e personazhit fantastik ka ardhur nga Princeshë Diana. Nëse nuk e keni parë filmin Wonder Woman, duhet të dini se në qendër është një grua me fuqi të jashtëzakonshme që ndihmon njerëzit dhe beson tek fuqia e dashurisë dhe e të mirës.

Gal Gadot thotë se 'Wonder Women' është Lady Diana

Aktorja Gal Gadot tregon se frymëzimin për t’i dhënë një ngjyrim kaq të butë dhe njerëzor personazhit të saj, e ka gjetur pikërisht tek Diana, pasi asokohe ka parë një dokumentar për jetën e Princeshës që pati ndikimin edhe tek aktorja:

“Kur pashë atë dokumentar, ndjeva një zile në kokën time. Menjëherë më erdhi ideja që Wonder Woman duhet të jetë Princeshë Diana."

Të fundit