POLITIKOFF

Gazetarja Elona Duro: I propozova bashkëshortit për martesë në një shezlong në jug të Shqipërisë

Gazetarja Elona Duro: I propozova bashkëshortit për martesë

Gazetarja e Top Channel, Elona Duro, ka qenë e ftuar në "Rudina" në Tv Klan dhe ndër të tjera ajo ka treguar dhe për lidhjen e saj me bashkëshortin - por për kohën kur ishin të dashur dhe ka zbuluar për publikun se ka qenë ajo që i ka propozuar e para të martoheshin.

Gazetarja Elona Duro: I propozova bashkëshortit për martesë

“Në jetën time kam ecur pa plane, pra të vijë si të vijë dhe ashtu erdhi. Unë ditën që kam njohur Lorencin, atë ditë kam filluar bashkëjetesën dhe shumë pak kohë erdhi dhe martesa. Në një shezlong, në jug të Shqipërisë, i thashë a do bëjmë një dasmë këtë verë? Isha unë ajo që e bëra këtë pyetje, ndërkohë që isha e rrethuar nga shoqe që prisnin propozimin në gjunjë me të gjitha romanticizmat e mundshëm.

Erdhi aq rrjedhshëm, aq natyrshëm, kishim në plan të bënim diçka në bashki, unë isha shtatzënë 4 muajshe, e kishim diskutuar do shkonim në bashki për të firmosur, por motra më tha e kam parasysh si do shkosh tek zyra bashkiake me atlete dhe tuta, të lutem ngjitu në taracën e bashkisë dhe bëj diçka. Ka qenë shumë pa shpenzim dhe është një nga kujtimet më të bukura. Sot teksa vija tek ti, i thashë po të më pyesë Rudina se cili ëshë suksesi i martesës sonë, çfarë t’i them? Po thjesht fakti që t’i nuk më besdis dhe nuk më çan kokën, mendoj që gjërat shkojnë shumë mire”,- tha Elona Duro për Rudinën.

Gazetarja Elona Duro: I propozova bashkëshortit për martesë

Të fundit