Flash News

POLITIKOFF

Gjesti domethënës dhe human i Meghan Markle për Chrissy Teigen pasi humbi djalin e saj

Gjesti domethënës dhe human i Meghan Markle për Chrissy Teigen

Para disa muajsh, Chrissy Teigen dhe John Legend humbën djalin e tyre të palindur, Jack-un.

Çifti vendosën ta bëjnë publik gjithë procesin e ndarjes me të birin, ku shumë u frymëzuan por pati dhe kritika e megjithatë nuk u shqetësuan asnjëherë.

Të njëjtën eksperiencë ka kaluar dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ku humbi fëmijën e dytë në një abort spontan gjatë verës së vitit që lamë pas. Dhe kush më mirë se Meghan ka kuptuar dhimbjen e e Chrissy-t.

E ftuar në “Watch What Happend Live", Chrissy Teigen tregoi se mikesha e saj Meghan i ka qëndruar pranë dhe se Markle është një njeri shumë i dashur dhe e sjellshme, ashtu siç e përshkruajnë të gjithë miqtë:

"Po ajo ka qenë shumë e sjellshme me mua që kur jemi njohur. Ajo më ka shkruar për vogëlushin Jack dhe është e mrekullueshme dhe shumë e dashur, aq e dashur sa thonë të gjithë njerëzit.”

Të fundit