Flash News

POLITIKOFF

Goran Bregovic arrin në jug të Shqipërisë, i shoqëruar nga Richard Grenell

Goran Bregovic arrin në jug të Shqipërisë, i shoqëruar

Këngëtari serb Goran Bregoviç i cili ka ngjallur shumë polemika për arsye se do të jetë i ftuari special i "Festës së Birrës" në Korç, ka arritur në jug të Shqipërisë. Bregovic nuk ka ardhur vetëm por i shoqëruar nga Richard Grenell.

Grenell nuk është një emër i panjohur, pasi është ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi. Dyshja janë në brigjet e Jalës dhe në foto duket vetëm Grenell dhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu që është një nga sponsorët e Festës së Birrës që është planifikuar të mbahet nga data 18-22 gusht në Korçë, por sipas Dosja.al, bashkë me ta është edhe Bregoviç.

 

Të fundit