Flash News

POLITIKOFF

Adriana Matoshi kërkesë artistëve të Shqipërisë: Bëjeni një story, veçse na e merrni zemrën më shumë

Adriana Matoshi kërkesë artistëve të Shqipërisë:

Të shumtë janë artistët që kanë reaguar kundër prezencës së këngëtarit serb Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë. Një tjetër emër i njohur i ekranit, aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi ka bërë një kërkesë për artistët e Shqipërisë.

Përmes një oisrumi në Instastory, ajo kërkon reagimin e tyre teksa shkruan:

“Artiste te Shqiperise, sidomos ju qe keni influence te madhe, mos t’ju vie keq me ba nga nje story! Kurgjo nuk hupni, veç çka na merni zemren ma shume."

Vesa Luma, Besa Kokëdhima, Fatma Haxhialiu, e shumë të tjerë kanë reaguar lidhur me këtë situatë. Madje moderatorja Fatma u kërkoi shqiptarëve të Kosovës të anulojnë pushimet në Shqipëri.





Të fundit