Flash News

POLITIKOFF

“Hive” do të shfaqet edhe në kinematë gjermane

“Hive” do të shfaqet edhe në kinematë gjermane

Filmi “Hive”  (Zgjoi), do të shfaqet në kinematë gjermane. Lajmi është dhënë nga aktorja protagoniste Yllka Gashi. Ajo tregoi se shfaqja e filmit do të nis nga data 8 shtator.

“Filmi ynë “Zgjoi” ka filluar rrugëtimin e tij në kinematë gjermane. Nga data 8 Shtator do të keni mundësi ta shihni në shumë kinema në qytete të ndryshme në Gjermani”- tha Gashi.

“Zgjoi” me regjinë e Blerta Bashollit, pasqyron vështirësitë që gratë e Krushës përballen pasi humbin familjarët dhe më të dashurit e tyre gjatë luftës së Kosovë. Aktorja tregon se në disa nga shfaqjet e filmit do të jenë prezente autorja e filmit Blerta Basholli dhe znj. Fahrije Hoti.

Të fundit