Flash News

POLITIKOFF

Humb jetën në moshën 50-vjeçare reperi DMX

Humb jetën në moshën 50-vjeçare reperi DMX

DMX, reperi i njohur po aq për problemet e tij sa muzika e tij, ka vdekur. Ky njoftim u sha përmes një deklarate nga familja e tij. Ai ishte 50 vjeç.

"Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i lindjes Earl Simmons, vdiq në moshën 50 vjeç," - thuhej në deklaratë.

Humb jetën në moshën 50-vjeçare reperi DMX

"Earl ishte një luftëtar që luftoi deri në fund. Ai e donte familjen e tij me gjithë zemër dhe ne e çmojmë kohën që kemi kaluar me të."

Artisti ishte shtruar në spital që nga java e kaluar kur pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij në Neë York, sipas avokatit të tij të vjetër, Murray Richman.

Artistë, atletë dhe të tjerë të famshëm e nderuan atë në mediat sociale të premten.

Të fundit