Flash News

POLITIKOFF

Iggy Azalea i del në mbrojtje të Britney-t: E kam parë me sytë e mi, ajo nuk po gënjen

Iggy Azalea i del në mbrojtje të Britney-t: E kam parë me

Deklarata e Britney-t ka tronditur këdo që është në dijeni të situatës së saj. Për herë të parë, vetëm disa ditë më parë, këngëtarja foli pra gjykatës ku kërkoi të çlirohej nga kujdestaria e të atit, i cili kontrollon jetën e saj prej vitesh. Britney nuk ka në duart e saj jetën e saj dhe i ati madje nuk e lejon as të bëjë fëmijë, i jep shumë ilaçe dhe as nuk e lejon të martohet.

Këngëtarja i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo e përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë. Gjithashtu Britney zbuloi se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Të shumtë janë ata që i kanë dalë në mbrojtje këngëtares dhe së fundmi është reperja australiane, Iggy Azalea, e cila thotë se Britney nuk po gënjen pasi e ka parë me sytë e saj se çfarë po i ndodh me të atin.

“Unë  isha dëshmitare e të njëjtës sjellje që Britney detajoi në lidhje me babain e saj javën e kaluar dhe  thjesht dua ta mbështes dhe t’i them botës se: Ajo nuk po e ekzagjeron dhe as nuk po gënjen. Unë e pashë atë të kufizuar edhe nga gjërat më të çuditshme dhe të parëndësishme si, sa lëngje u lejua të pinte. Pse është edhe e nevojshme?"

Reperja kujtoi dhe një moment kur babai i Britney-t e kishte detyruar dhe vete reperen të firmoste një kontratë gjatë një bashkëpunimi të tyrin.

Iggy Azalea i del në mbrojtje të Britney-t: E kam parë me

“Ai më dha një fletë ndërsa zbrita nga skena në Vegas dhe tha që duhej ta nënshkruaja. Ishte shumë kërcënuese dhe e frikshme, dhe me kujdestarinë, unë nuk munda të merrja as avokatin tim. Mënyra se si ai po përpiqej të më bindte të firmosja kontratën, më duket shumë e ngjashme me taktikat që Britney tha se ai përdori mbi të në një shfaqje në Las Vegas,”- shkruan Iggy ndër të thera, teksa vendosi hashtagun #FreeBritney

Kujtojmë se dje, Gjykata ka vendosur në favor të babait të Britney Spears - i cili do vazhdojë të kontrollojë të bijën - pavarësisht deklaratave tronditëse të saj.

Të fundit