POLITIKOFF

Ish-deputetja serbe për Dua Lipën: Çdokush nga Kosova -serbë apo shqiptarë - duhet të ndihet krenar për të

Ish-deputetja serbe për Dua Lipën: Çdokush nga Kosova

Dua Lipa është renditur si një nga këngëtaret me albumet më të shitura në botë dhe ky është një nga sukseset e mëdha që këngëtarja shqiptare nga Kosova po numëron në industrinë muzikore botërore.

Dua Lipa, një nga artistet me albumet me të shitura në botë

Teksa Dua po numëron suksese të jashtëzakonshme, ajo ka folur edhe për Kosovën dhe etnicitetin, gjë që edhe nuk është pritur mirë shpesh herë nga fansat serb.

Ish-deputetja serbe, Rada Trajkoviç ka bërë një deklaratë në Twitter, teksa ka ripostuar postimin e "Worldwide Sales Charts":

“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të kësaj vajze. Impresionuese! Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit duhet të na bashkojë, e jo të na ndajë”

Ish-deputetja serbe për Dua Lipën: Çdokush nga Kosova

Ditari politik

Të fundit