Flash News

POLITIKOFF

"Ish-gruaja e Visit", Xhemi Shehu flet për thashethemet e divorcit

"Ish-gruaja e Visit", Xhemi Shehu flet për thashethemet e

Xhemi Shehu ka folur si rrallë herë për jetën e saj private sot teksa ishte e ftuar tek shoku i saj i bankës, Isli Islami në "Wake Up".

duke u përgjigjur në disa pyetje rreth thashethemeve që kanë qarkulluar për të.

Xhemi sqaroi se nuk është ndarë nga bashkëshorti siç po përflitej, por ka bërë thjesht një batutë kur iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit”.

"Ish-gruaja e Visit", Xhemi Shehu flet për thashethemet e

“Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë”, - tha Xhemi.

Sa i përket dy djemve të saj, moderatorja u shpreh: “Prindërimit nuk ia merr dorën asnjëherë. Fëmijët janë një zbulim i ri çdo ditë. Çdo ditë nxjerrin diçka të re. E gjej veten shpeshherë në situata që nuk di të sillem. Jam ‘tërhiq e mos e këput’, pra edhe duhet të jem liberale, edhe strikte”.

Të fundit