Flash News

POLITIKOFF

Italianet dhe holandezët pinë birra bashkë, atmosferë festive në Tiranë pak para finales së 'Conference League'

Italianet dhe holandezët pinë birra bashkë, atmosferë

Pavarësisht përleshjeve të një natë më parë, deri tani situata paraqitet e qetë në Tiranë, ndërsa na ndajnë vetëm pak orë para finales së madhe të "Conference League" mes Romës së Italisë dhe Feynord-it të Holandës.

Në zonën e Liqenit të Tiranës janë tifozët e Romës dhe tek pedonalja janë tifozët holandezë. Ndërkohë ën zonat neutrale të fansave, janë parë dhe fansat e dy ekipeve teksa pinë birra bashkë - përkundër përleshjeve që kemi parë mbrëmë mes tyre.

Në pronocimet e ndryshme që kanë bërë për mediat, fansat janë shprehur të kënaqur me qytetin e  Tiranës, qytetarët shqiptarë dhe klimën.

Të fundit