Flash News

POLITIKOFF

Iu rikthye tumori pas 9 vitesh, qytetarë e kolegë solidarizohen me Adriana Matoshin

Iu rikthye tumori pas 9 vitesh, qytetarë e kolegë solidarizohen

Dje, në një postim të gjatë dhe prekës por që përcillte dhe shumë forcë, aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi tregoi se i është rikthyer tumori në tru pas 9 vitesh kur e fitoi njëherë këtë betejë.

Për t`u solidarizuar me aktoren dhe për t`i dhënë mbështetje dhe shumë dashuri e mbi të gjitha forcë për ta përballuar dhe njëherë këtë sfidë, qytetarë të shumtë të Kosovës, kolegë e familjarë kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar” në Prishtinë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se janë bërë bashkë për një grua të fuqishme, siç është Ardiana Matoshi.

“Unë jam bashku disa njerëzve të mi qe sot kanë vendos të solidarizohen me ballafaqimin me të cilin po përballet mikja e kolegia po edhe një grua e zonja e Kosovës, Adriana Matoshi. Besoj në fuqinë e saj, besoj”.

Iu rikthye tumori pas 9 vitesh, qytetarë e kolegë solidarizohen

Të fundit