Flash News

POLITIKOFF

Ja disa ide sesi të zbukuroni pemën e Vitit të Ri

Ja disa ide sesi të zbukuroni pemën e Vitit të Ri

Zbukurimi i pemës është një traditë që shumë njerëz e pëlqejnë dhe me zor presin ta bëjnë vit pas viti. Dhe vërtet erdhi koha për të zbukuruar pemën me dekorime të bukura, kurora dhe drita festive.

Më poshtë do të shikoni disa nga pemët e Krishtlindjeve të zbukuruara më bukur, me elegante dhe më me shije. Nëpërmjet tyre, do të gjeni shumë ide që do tju ushqejnë frymëzimin tuaj.

 Është koha të jeni krijues në zbukurimin e pemës suaj të Krishtlindjeve që kryesisht i përshtatet stilit tuaj të dhomës ose personalitetit të familjes suaj.

Pemët shumëngjyrëshe 

Ja disa ide sesi të zbukuroni pemën e Vitit të Ri

Nga e bardhë në rozë, kërkesat për pemë në ngjyra të ndryshme këtë sezon janë kthyer në një trend, një nga më të fundit është edhe dekori patriotik , provoni ta dekoroni pemën e Krishtlindjes në ngjyra kuq e zi.

Pemë Krishtlindje në ngjyrë gri - Pema “metalike” e Krishtlindjeve është një trend i këtij sezoni, shumë njerëz mundohen të eksperimentojnë në ngjyra të ndryshme dhe ia dalin me sukses. Zbukurime të tepërta - Nëse pema juaj e Krishtlindjes është e madhe, keni mundësi të pafundme ku ti vendosni zbukurimet, por nëse ajo është në përmasa normale edhe nëse teprohet rrit vëllimin e pemës.

Shirita në ngjyra të ndryshme - Përdorni i shiritave në modele dhe ngjyra të ndryshme, do t’i japin më shumë gjallëri dhe një stil tradicional pemës suaj.

Dekore të bardha

Ja disa ide sesi të zbukuroni pemën e Vitit të Ri

Një nga format e pemëve për krishtlindje më të populluara janë ato artificiale në ngjyrë të bardhë.

Fut brenda në shtëpi si dekor natyrën - Mos harxho shumë për zbukurimet, shko në park dhe mblidh disa nga sendet e sezonit për ti dhënë shtëpisë një pamje vërtet festive. Mbush një tas të madh(mundësisht prej druri ose metali) me boce të thara pishe të madhësive të ndryshme dhe vendoseni mbi tavolinat këndore apo qendrore.

Mbush kavanoza të mëdhenj prej xhami me fruta të thata të përziera dhe vendosini nëpër shtëpi. Merrni disa degë të freskëta pemësh me gjethe, lidhini me fjongo të kuqe dhe vërini në një kosh druri pranë oxhakut.

Zgjidhni modele të rafinuara dhe elegante 

Ja disa ide sesi të zbukuroni pemën e Vitit të Ri

Zgjidhni dekorime dhe ornamente elegante dhe që mund të rrinë edhe ca ditë pasi hapen dhuratat. Nëse keni shtëpi të madhe, mund të merrni edhe një bredh natyral dhe ta vendosni në korridor të padekoruar.

Zgjidhni aksesorët në ngjyra të ngrohta si vishnje dhe jeshile. Evitoni rrëmujën duke i organizuar zbukurimet edhe ornamentet sipas ngjyrave dhe funksionit.

Të fundit