POLITIKOFF

Jennifer Aniston mund të bëhet së shpejti nënë e një vajze

Jennifer Aniston mund të bëhet së shpejti nënë e

Thuhet se Jennifer Aniston do të bëhet së shpejti nënë e një vajze. Aktorja ka filur hapur më parë se ajo donte shumë të bëhej nënë, mirëpo nuk ka mundur të ngelë shtatzënë pavarëisht tentativave.

Burime për "Closer" kanë treguar se bashkimi emocionues bëri që Jennifer Aniston të ndante disa lajme të rëndësishme, ndërsa u tregoi kolegëve se planifikon të bëhet nënë së shpejti.

Jennifer Aniston mund të bëhet së shpejti nënë e

Aktorja, e cila është divorcuar dy herë, ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja meksikane, Casa Hogar Sion. Jennifer ka qenë një mbështetëse për një kohë të gjatë e jetimores dhe miqtë e saj tani thonë se procesi i birësimit do të finalizohet deri në qershor.

Jennifer Aniston mund të bëhet së shpejti nënë e

“Jen ndjeu se ribashkimi ishte koha e përkryer për të bërë njoftimin për birësimin e fëmijës. Ndërsa vajzat tashmë e dinin - pasi ato e takojnë njëra-tjetrën rregullisht - ajo mendoi se do të ishte e veçantë t'u tregonin djemve kur ishin të gjithë së bashku, pasi rrallë shihen për shkak të jetës së tyre të zënë dhe angazhimeve të punës," tha një person i brendshëm për Closer.

"Duke kaluar shumë orë bashkë, ata jetuan çdo detaj të jetës së njëri-tjetrit dhe mbështetën njëri-tjetrin gjatë gjithë kohërave të tyre të vështira, përfshirë betejat e fertilitetit të Courteney-t dhe divorcin e dhimbshëm të Jen me Brad Pitt. Duke e ditur se sa e kanë dashur gjithmonë këtë për Jen, duke ditur historinë e saj, e bëri akoma më emocionues lajmin. Në këtë mënyrë ata mund të festojnë bashkë kapitullin e ri në jetën e saj".

Të fundit