Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
J.Lo dhe Ben Affleck ‘ribashkohen’, puthja e parë pas ndarjes
Janë ribashkuar dhe ndihen shumë mirë! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck patën një moment romantik gjatë një takimi dreke të martën, më 9 gusht.
Çifti po putheshin në trotuar në Santa Monica dhe fotot e tyre të reja (të bëra publike fillimisht nga Page Six pushtuan rrjetin). Bennifer u panë duke u përqafuar pasi morën një kafe të ftohtë në Dunkin (e preferuara e vendlindjes së Ben-it në Boston), si edhe disa ushqime të tjera dhe snacks.
J.Lo dukej e qetë në krahët e bashkëshortit të saj, ndërsa e puthte me dashuri. Edhe ylli i ‘Gone Girl’ e pushtoi partneren me njërën dorë, ndërsa në tjetrën mbante një kafe të madhe dhe një çantë me ushqime nga Dunkin.
Përveç ndalesës në Dunkin, dy të dashuruarit u drejtuan në një kafene për të kaluar edhe pak kohë me fëmijët e tyre.
Pas ndalesës në Dunkin, çifti shoqërohej nga fëmijët. Binjakët e Jennifer-it, Max dhe Emme, 14-vjeçarë, dhe djali i Ben-it, Samuel, 10, dhe vajza Violet, 16 vjeç (ishin bashkë me ta).