POLITIKOFF

Jo vetëm politikan, Basha rrëfen pasionin e madh për muzikën: Frekuentoja diskot dhe luaja si DJ

Jo vetëm politikan, Basha rrëfen pasionin e madh për

Kryedemokrati Lulzim Basha ka rrëfyer në TV Klan një pjesë të pa njohur të tij, si bashkëshort por dhe si një i ri çamarrok të cilit i pëlqente të frekuentonte diskot e të luante DJ.  

“Dj është fjalë e madhe. Unë kam patur një pasion të madh për muzikën. “Hiperheit” (grup muzikor)  që jepej të shtunë dhe të dielë nga radio italiane. Unë kam filluar ta dëgjoj ‘hipërheit’  shumë i vogël te radio iliria e ndiqja si i çmendur. Kohën e parë që fillova ta ndjek mbaj mend dhe hitet, kam qenë I marrosur pas muzikës perëndimore, por. Mirëpo, kjo ishte atëhere e ndaluar”, u shpreh Basha.

“Papritur ndodhem te një vend i i cili ishte me disko ku s’kishte nevojë të merrje një kasetë të Michael Jackson, papritur muzika mu hap si mundësi dhe unë kisha shumë qejf diskot. Kam një shok Riçardin dhe ai ishte Dj i vërtetë. Afër kampusit të Universitetit kishte një disko të famshme dhe Riçardi ishte mbreti i DJ”, tha më tej Basha.

“Ne shkonim kërcenim në orët e vona dhe mendoj që ajo dashuria për muzikën mu kthye në një kuriozitet të madh si funksionon kjo gjëra prandaj mësova nga ai. Atëhere ishte me pllaka ndërsa tani është dixhitalizuar dhe atehere kërkonte një fare mjeshtërie”, tha kryedemokrati në rubrikën “Gjysma ime”.

Ndërsa më tej Aurela  tregoi dashurinë për kafshët, për  hipizmin.

Të fundit