Flash News

POLITIKOFF

Johnny Dep publikon këngën e tij me Jeff Beck: Ky është një dedikim

Johnny Dep publikon këngën e tij me Jeff Beck: Ky është

Duket se Johnny Depp i është rikthyer jetës. Ashtu siç avokati i tij tha në një nga intervistat e tij të dy ditëve të fundit "aktorit i është hequr një barrë shumë e rëndë që kishte mbi shpatulla".

Aktori është duke shijuar gjithë adhurimin e publikut, i cili si duket është njësoj si në ditët e tij të para në karrierën si aktor. Por, Depp para se të bëhej aktor, ishte këngëtar dhe mesa duket, ai ka vendosur që pasionin e hershëm, ta zhvillojë tani.

Aktori është në Britaninë e Madhe nëpër turne me artistin Jeff Beck.

Pak më parë, dyshja kanë publikuar këngën e tyre të re, që është një dedikim për Heddy Lamar. Një lloj nderimi për një nga aktoret më të jashtëzakonshme që kanë ekzistuar. Hedy Lamarr ishte një aktore amerikane me origjinë austriake. Ajo është cilësuar si një nga aktoret më të mëdha të filmave të të gjitha kohërave.

Kënga sapo është publikuar (dhe mund ta shihni e dëgjoni në videon e mëposhtme) dhe fansat janë të "çmendur" nga gëzimi. Komentet janë shumë pozitive dhe mbështetëse për aktorin e tyre të preferuar, Johnny Depp.

Të fundit