Flash News

POLITIKOFF

Johnny Depp do të dëshmojë sot për herë të parë në gjyq kundër Amber Heard

Johnny Depp do të dëshmojë sot për herë të

Johnny Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij Amber Heard për shpifje në shtetin amerikan të Virxhinias, lidhur me një artikull që ajo shkroi për Washington Post në vitin 2018. Yjet e profilit të lartë duke përfshirë James Franco, Paul Bettany dhe Elon Musk janë planifikuar gjithashtu të japin dëshmi gjatë seancës gjashtë javore.

Ky gjyq po zhvillohet në Virxhinia në SHBA dhe duke qenë se ligjet për xhirimet në gjykatë janë të ndryshme në Amerikë nga Britania e Madhe, gjithçka po ndodh me kamerat e pranishme.

Dje kanë dëshmuar Doktori privat i aktorit dhe infermierja e tij personale, e cila është punësuar nga doktori (detajet mund t`i lexoni duke klikuar linkun e mëposhtëm).

Ndërkohë, në seancën e sotme, Johnny Depp do të dëshmojë për herë të parë qëkur ka nisur kjo çësjhtje gjyqësore.

Të fundit