Flash News

POLITIKOFF

Johnny Depp tregon se Heard e ka bullizuar dhe ka përdorur dhunë: Si mund të gaboja kaq rëndë në moshën time

Johnny Depp tregon se Heard e ka bullizuar dhe ka përdorur dhunë: Si

Johnny Depp për herë të parë po flet hapur për gjithçka që i ka ndodhur në marrëdhënien e tij me Amber Heard. Prej dy ditësh, aktori po flet hapur për gjithçka që ka ndodhur dhe sipas tij, ai po e bën gjithë këtë sepse i intereson e vërteta. Dje, Depp rrëfeu se nuk mund të lejonte që fëmijët e tij të përballeshin me foto dhe deklarata të rrejshme.

Ai tregoi në seancën e sotme, se pavarësisht se mund të duket perverse, "por të ishe në një lidhje me Heard ishte si të ishe i lidhur me nënën tënde". Ai tha se fill pas martesës, Heard filli të tregonte fytyrën e saj të vërtetë dhe se ishte e pamundur të dialogoje me të. Aktori tregon se ajo direkt fillonte me fyerje dhe ofendime dhe ngrinte zërin apo përplaste gjëra.

“Kisha vështirësi në mendjen time dhe në zemrën time, duke u përballur me atë breshëri”. Ai tha për gjykatën se shpesh mbyllej në banjë për t'u larguar nga situatat e përshkallëzuara.  Aktori i Hollyëood-it shtoi se gjatë marrëdhënies së tyre dukej sikur ajo kishte "urrejtje të pastër" për të dhe se shpesh ajo "përshkallëzohej në dhunë".

I pyetur se çfarë do të thotë me këtë, Depp thotë se Heard në "zhgënjimin", "tërbimin" dhe "zemërimin" e saj ajo "godiste".  Ai thotë se kjo mund të fillonte me një shuplakë, ose një shtytje, "mund të fillonte me hedhjen e një telekomande televizori në kokën time" ose "një gotë verë në fytyrën time".

"Bullizimi i saj u bë i tepërt"- vijon më tej ai. Depp tregoi se si Amber Heard e quante Johnny Depp si një "baba të tmerrshëm dhe të keq" deh se ai nuk e kishte idenë se si të bëhëj prind. Depp tha se nuk e kuptonte se si në moshën e tij, bëri një gabim kaq të madh (referuar marrdhënies me Heard).

Depp i tha gjykatës se ai u përpoq të kalonte sa më shumë kohë me fëmijët e tij, por kjo ndonjëherë e çonte Heard-in në një "përmbysje monumentale". Ai thotë se vështirë se mund të kalonte kohë me fëmijët e tij pasi Heard "duhej të më kishte gjithmonë aty... për nevojat e saj".

Ai thotë se argumentet për fëmijët e tij nënkuptonin se "situata filloi të bëhej pak më e zymtë dhe pak më e rëndë". Ai thotë se Heard u angazhua në "taktika të shkollave të mesme adoleshente" dhe se "bullizimi" i saj u bë i tepërt.

Të fundit