Flash News

POLITIKOFF

Justin Bieber i bëri dhuratë këpucë, Victoria Beckham: Më mirë të vdes sesa t`i vesh

Justin Bieber i bëri dhuratë këpucë, Victoria Beckham:

Justin Bieber i ka dhënë një palë këpucë dhuratë Victoria Beckham si mirësjellje nga linja e tij e këpucëve crocs të markës Drew House.

Ndërsa Victoria u mundua ta falënderonte Justin-in dhe t’ia bënte reklamën, ose më saktë antireklamën (e cila mbetet reklamë), në profilin e saj me rreth 29 milionë ndjekës, nuk mund të mos tregonte se s’kishte për t’i veshur kurrë.

"Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë po planifikoj të vesh pas pandemisë... çfarë mendojmë ne për këtë sugjerim nga @justinbieber?! Në rregull, ishte diçka kaq e sjellshme nga ana e Justin që të më dërgojë disa Crocs. Asnjëherë nuk kam veshur një palë Crocs. Kjo më bëri të qesh... dua të them, është mendimi që ka rëndësi. Faleminderit shumë," -tha ajo në IG Story.

Pasi falenderoi Justin për dhuratën, Victoria më pas vendosi të krijojë një sondazh për ndjekësit e saj, duke i pyetur ata:

"A do t’i vesh këto Crocs lejla?!"

43% e pjesëmarrësve në sondazh u përgjigjën me “po”. Mirëpo, Victoria tha se më mirë preferon të vdesë, por gjithsesi e falënderoi sërish Justin-in.

Justin Bieber i bëri dhuratë këpucë, Victoria Beckham:Justin Bieber i bëri dhuratë këpucë, Victoria Beckham:Justin Bieber i bëri dhuratë këpucë, Victoria Beckham:

Të fundit