Flash News

POLITIKOFF

"Kanë frikë se mund të trazoj opinionin publik", vaksinuan gjyshen e Fedez, Chiara reagon ashpër: Po të tjerët?

"Kanë frikë se mund të trazoj opinionin publik",

Një nga blogeret më të famshme në botë dhe më e famshmja në Itali, Chiara Ferragni është një zë që ka shumë peshë në shtetin fqinj. Ajo dhe bashkëshorti i saj që merret me muzikë, nuk tregojnë vetëm jetën e luksit që bëjnë dhe dy fëmijët e tyre të adhurueshëm, por shpesh ngrejnë zërin për kauza dhe çështje shumë të rëndësishme.

"Kanë frikë se mund të trazoj opinionin publik",

Ajo kritikon ashpër sistemin e menaxhimit të fushatës së vaksinimit të Covid-19 në Itali.

Ajo tha se gjyshja e bashkëshortit të saj Fedez, Luciana Violini, e cila pak ditë më parë mbushi 90 vjeçe, do ta bëjë vaksinën sot dhe kjo gjë erdhi pasi ajo i kishte kritikuar për menaxhimin jo të mirë të kësaj situate.

“Nëse dje isha e zemëruar, sot jam edhe më shumë e zemëruar duke menduar se gjyshe Luciana, e cila kishte të drejtë të vaksinohej para shumë muajsh, arrin të fitojë të drejtën e saj vetëm sepse dikush ka frikë se unë mund të trazoj opinionin publik. Po gjyshërit e tjerë që kanë të njëjtën të drejtë dhe nuk kanë dikë që të dëgjohet në media, si do ia bëjnë? Ne duam të vaksinojmë të dashurit tanë sa më parë të jetë e mundur dhe të ndalojmë të kemi frikë se midis atyre 500 vdekjeve në ditë, mund të jenë edhe të dashurit tanë”, shkruan Ferragni.

"Kanë frikë se mund të trazoj opinionin publik",

Të fundit