Flash News

POLITIKOFF

Kënga e Elsa Lilës në ‘Festivalin e Këngës’ i dedikohet periudhës së burgut

Kënga e Elsa Lilës në ‘Festivalin e Këngës’

Këngëtarja Elsa Lila merr pjesë në “Festivalin e Këngës në RTSH” me këngën “Mars”.

Kënga është një kompozim i vet Elsës, me tekst të saj dhe dirigjuar në orkestër nga mjeshtri italian Enrico Melozzi.

Por më shumë se ritmet që i japin këngës karakterin e saj, janë vargjet që bëjnë diferencën. Teksti i këngës është një dritare në periudhën e errët të jetës së këngëtares, ku ajo rrëfen për një mars të vitit 2022, një periudhë e cila solli të papritura dhe sfida të mëdha për emocionin dhe karakterin e saj.

Elsa, në vargjet e këngës, jep përvojën e saj personale, “Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë, me mure zhgarravitur”, duke evokuar kujtesën e asaj kohe kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane nën akuzat për përfshirje në një trafik droge. Kjo ngjarje që tronditi jetën e saj u zbardh pas disa muajsh kur pafajësia e saj u vërtetua dhe Elsa u lirua nga akuzat.

Të fundit