Flash News

POLITIKOFF

Këngëtari i njohur konfirmon pjesëmarrjen në “Big Brother VIP 3″

Këngëtari i njohur konfirmon pjesëmarrjen në “Big

Këngëtari i njohur kosovar, Bardhi, ka konfirmuar se do jetë një prej konkurrentëve të “Big Brother VIP” 3.

Gjatë performancës së tij në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Bardhi tregoj se do jetë pjesë e këtë edicioni në BBV, ndërsa u tha fansave të tij që po jua kërkon votat që tani.

“Do këndoj një këngë që ju më keni bërë të njihem në Shqipëri, dhe dua t’ju kallëzoj diçka, jam pjesë e “Big Brother VIP” 3. Kështu që e shfrytëzova rastin më jua marr votat që tani”, tha ai gjatë koncertit.

Edicioni i 3-të i BBV pritet të startojë më 13 janar, ndërsa deri më tani në rrjet kanë qarkulluar dhe disa emra të personazheve të njohura shqiptare që do ti bashkohen garës për të fituar çmimin e madh, ku ndër ta janë , Endrik Beba, Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu), Egli Tako, Olsi Bylyku, Adelina Tahiri, Roza Lati, Fation Kuqari dhe Romeo Veshaj.

Të fundit