Flash News

POLITIKOFF

Kim Kardashian flet për veshjen e saj provokuese në Vatikan: Mos u shqetësoni, u mbulova plotësisht

Kim Kardashian flet për veshjen e saj provokuese në Vatikan: Mos u

Veshja e Kim Kardashian në Vatikan u shoqërua me shumë polemika dhe u kritikua për veshjen provokuese e madje u konsiderua si mungesë respekti ndaj Kishës.

Ekziston një kod themelor i veshjes, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit, veçanërisht Bazilikën e Shën Pjetrit ose muzetë e Vatikanit. Për këto arsye, Kim veshi një xhaketë sipër fustanit në momentin që hyri brenda kishës por jashtë ishte me fustanin e saj që ekspozonte pjesë të trupit.

Lidhur me këtë situatë, Kim ka reaguar teksa shkruan në postimin e saj në Instagram:

“Ne patëm përvojën më të pabesueshme duke vizituar Qytetin e Vatikanit. Ishte e mahnitshme të ishe në gjendje të shikoje të gjitha artet ikonike, arkitekturën dhe skulpturat antike romake, veçanërisht punimet e Mikelanxhelos. Ne madje patëm një mundësi për të parë arkivin e tyre privat të rrobave të veshura nga çdo papë në histori, që datojnë që nga viti 1500-të. Mos u shqetësoni, unë i përmbahesha kodit të veshjes dhe u mbulova plotësisht ndërsa isha brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kapelës Sistine."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Të fundit