Flash News

POLITIKOFF

"Kisha frikë se përsëritej historia", Harry flet për Meghan dhe i referohet mamasë së tij, Princeshë Dianës

"Kisha frikë se përsëritej historia", Harry flet

Princi Harry së fundmi po bën disa dalje publike në emisionet televizive në Amerikë dhe për herë të parë po flet hapur për vendimin që tronditi Britaninë e Madhe kur ai dhe Meghan bashkë me djalin Archie, lanë Anglinë dhe të gjitha detyrat mbretërore, për një jetë të qetë dhe larg mediave britanike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për Operah Winfrey, Princi Harry është shprehur se ai ishte shqetësuar se mos historia përsëritej, duke iu referuar nënës së tij. CBS ka publikuar dy klipe të shkurtra nga intervista e cila do të transmetohet me 7 mars. Kjo intervista e parë televizive që ata kanë dhënë që kur u zhvendosën në Kaliforni vitin e kaluar.

"Shqetësimi im më i madh ishte përsëritja e historisë," tha Harry.

Kjo deklaratë e Harry-t i referohet së ëmës, Princeshë Dianës, e cila ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare në një aksident me makinë në Paris teksa ndiqej nga paparacët.

"Kisha frikë se përsëritej historia", Harry flet

"Unë thjesht jam i lehtësuar dhe i lumtur që po flas për të me ty me gruan time në krah. Për shkak se nuk mund ta imagjinoj si mund të ketë qenë për të (Diana-n), të kalonte këtë proces vetë gjithë vite më parë. Ka qenë tepër e vështirë për ne të dy, por të paktën kemi pasur njëri-tjetrin."

"Kisha frikë se përsëritej historia", Harry flet

Ndërsa pak ditë më parë në një intervistë për James Corden në "The Late Late Show", Harry tha se mediat britanike janë arsyeja kryesore pse ata u larguan nga mbretëria.

 

Të fundit