Flash News

POLITIKOFF

Komentet negative të mamasë së modeles, prishët shoqëria Einxhel-Bendiada

Komentet negative të mamasë së modeles, prishët

Beniada dhe Einxhel ishin dy nga mikeshat më të mira në shtëpinë e Big Brother Vip. Madje Einxhel ishte nja nga mbështetëset më të mëdha të Beniadës, të cilën e bëri menjëherë shoqe që nga fillimi i hyrjes së saj në shtëpi.

Pavarësisht se Beniada ishte ajo banore që e mbante "mirë" pothuajse me të gjithë banorët, nuk tregoi këtë qartësi kur bëhej fjalë për të qëndruar në krah të Einxhelit, kur kjo e fundit kishte debatin e madh me Donaldin. Ky ishte dhe momenti kur jashtë, mamaja e Beniadës përdori një gjuhë të "pakontrolluar" fyese dhe komente negative për Einxhel - në rrjetet sociale.

Komentet negative të mamasë së modeles, prishët

Si duket kjo e ka lënduar shumë Einxhel, e cila kur ka dalë jashtë shtëpisë së BBV, është përballur me këto komente. Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se vajzat kanë hatërmbetje me njëra tjetrën dhe nuk kanë biseduar pas daljes nga “BBV”. Kryesisht hatërmbetja ka filluar pas  komenteve të mamit të Beniadës që fliste kundër saj. Duket se kjo është edhe arsyeja pse vajzat kanë ndërprerë miqësinë e tyre.

 

Të fundit