Flash News

POLITIKOFF

Konfirmohet një tjetër emision "Prime" në Top Channel

Konfirmohet një tjetër emision "Prime" në Top Channel

Vitin që lamë pas, një nga emisionet më të shikuar në Top Channel "Përputhen" për herë të parë erdhi dhe në formatin "Prime", ku transmetohej çdo të shtune në mbrëmje. Megjithëse ishte në një periudhë të shkurtër prej 8 javësh, duket se fansat e këtij programi e duan sërish dhe produksioni ka menduar ta risjellë.

Autorja e programit, Olsa Muhameti ka konfirmuar lajmin se "Përputhen Prime" do të rivijë sërish, megjithatë nuk ka dhënë asnjë detaj se në cilën prej ditëve do të jepet, pasi me shumë mundësi, e shtuna do t`i rezervohet "Big Brother Albania Vip".

“Jam shumë e lumtur t’ju them se rikthehet Përputhen Prime. Prime time, ora 21:00 më shpejt se që e kishit menduar” – ka njoftuar Olsa në Instatsory.

Konfirmohet një tjetër emision "Prime" në Top Channel

Të fundit