Flash News

POLITIKOFF

Ku do ta shohim Orin pas 25 prillit, në parlament apo në televizion

Ku do ta shohim Orin pas 25 prillit, në parlament apo në televizion

Ori Nebijaj prej vitesh ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, megjithatë së fundmi ajo i ishte përkushtuar televizionit dhe ekranit. Por në këto zgjedhje, Ori është rikthyer sërish me politikën dhe PD-në, ku është e 18 në listën e kandidatëve për Tiranën.

Mbrëmë e ftuar në "Opinion" në Tv Klan, Ori është shprehur e bindur se Tirana do të marrë të paktën 20 mandate në Tiranë.

E pyetur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit pas 25 prillit, Ori tha:

“Ky ishte një moment i mirë për mua, duke qenë aktivisht në politikë, për të kandiduar dhe për të qenë në listë, sepse edhe pjekuria ime politike në angazhimin që unë kam pasur prej vitesh tashmë në strukturat e partisë, që ka filluar që në forumet e partisë. Më pas si zëdhënëse e PD-së, ku pata mundësinë që për të paktën 3 vite ta njihja mirë se organizohej partia, si funksiononte.

Media ka qenë si një plotësim i një dëshire që unë e kam pasur që e vogël, por asnjëherë nuk ka qenë objektiv i jetës sime dhe angazhim me kohë të plotë. Ekranin e kam ende, sepse ky është një pakt aktualisht me një kontratë që unë e kisha dhe që mund të vazhdoj ta kem deri pas 25 Prillit. Orin pas datës 25 do ta shihni në Parlament. Unë besoj që Partia Demokratike në Tiranë do të marrë të paktën 20 deputetë. Ne punojmë për të arritur tek 20-ta”.

Të fundit