Flash News

POLITIKOFF

Kushëriri i dogji lokalit, reagon Noizy: U bë ekstremist, por s’mund ta urrej

Kushëriri i dogji lokalit, reagon Noizy: U bë ekstremist, por

Rigels Rajku (Noizy) ka reaguar pas arrestimit të kushëririt të tij Eraldo Musteqaj, i cili i vuri zjarrin lokalit të reperit në Durrës.

Noizy shkruan në profiling e tij në “Instagram”, se me Eraldon janë rritur bashkë që në fëmijëri, por kushëriri i tij pas konvertoi fenë, u shndërrua në një besimtar ekstremist. Sipas reperit, Eraldo e konsideronte shitjen e alkoolit në lokale dhe muzikën, haram.

Noizy shkruan se pavarësisht aktit, i uron Eraldos të bëhet mirë.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.

Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.

The beautiful Zins Durrës është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan Noizy.

Kushëriri i dogji lokalit, reagon Noizy: U bë ekstremist, por

 

Të fundit