Flash News

POLITIKOFF

Lëndimi që pësoi Harrison Ford në xhirime nuk është aq i lehtë sa mendohej

Lëndimi që pësoi Harrison Ford në xhirime nuk

Para disa ditësh, doli lajmi në mediat e huaja se aktori Harrison Ford është lënduar në shesh xhirime. Xhirimet u shtynë pikërisht për këtë arsye dhe mesa duket lëndimi është më i rëndë se sa mendohej.

Lëndimi që pësoi Harrison Ford në xhirime nuk

“Është shfaqja e fundit e Harrison si Indiana dhe të gjithë menduan se do të kalonte lehtë”,  ka thënë  një burim për The Sun. “Por tani ai është lënduar dhe është më rëndë se sa u mendua fillimisht”.

Aktori u lëndua në shpatull teksa xhironte një skenë rrahjeje dhe në mediat e huaja thuhet se aktorit i duhet të jetë larg xhirimeve të paktën për tre muaj pasi do të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull.

 

Të fundit