Flash News

POLITIKOFF

Leo Messi thyen rekordin "e vezës"

Leo Messi thyen rekordin "e vezës"

Një foto galeri e Lionel Messit që feston fitoren e Argjentinës në "Kupën e Botës" është bërë postimi më i pëlqyer në Instagram dhe çdo rrjet tjetër social.

Futbollisti - i cili udhëhoqi ekipin e tij drejt triumfit të parë të "Kupës së Botës" në 36 vjet - ka marrë më shumë se 62 milionë pëlqime.

Argjentina mundi Francën me penallti në finalen e 'Kupës së Botës' të së dielës në Katar.

Postimi më i pëlqyer deri tani në Instagram ishte me të vërtetë një vezë. Kur u shfaq për herë të parë, dukej se ishte një lloj proteste kundër personazheve të famshëm - njerëzit u nxitën të angazhoheshin me foton me shpresën për të rrëzuar nga "froni", Kylie Jenner. Ajo arriti rekordin për foton më të pëlqyer ndonjëherë në vitin 2018 kur priti në jetë Stormin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Por, ndërsa veza kapërceu rekordin e Jenner-it – duke arritur në 56 milionë pëlqime – më në fund është tejkaluar nga një rival me disa rekorde botërore më vete: Lionel Messi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egg Gang ???? (@world_record_egg)

Po ashtu, Messi ka lënë pas edhe Bella Poarch e cila numëron 60 milionë likes në videon e saj të famshme në TikTok. Kështu, postimi i Messit bëhet më i pëlqyeri në mediat online

Të fundit