Flash News

POLITIKOFF

"Meghan është gati t'i falë të gjithë", mungesa e Dukeshës në funeralin e Princit Philip

"Meghan është gati t'i falë të gjithë",

Princi Harry aktualisht është kthyer në Angli për herë të parë pas një viti për varrimin e gjyshit të tij Princit Philip, ndërsa Dukesha Meghan Markle - e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë - ka qëndruar në Kaliforni me këshillën e mjekut të saj.

Sidoqoftë, miqtë e Dukeshës shpjegojnë se ajo gjithashtu "nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes". Siç thotë një burim për Daily Mail, "Meghan tha se shqetësimi i saj kryesor tani është mbështetja e Harry-t. Ajo ja la në dorë atij praninë e saj në funeral. Përveç kësaj, dukesha nuk mendon për asgjë tjetër gjatë kësaj periudhe, veçse ta shohë familjen mbretërore si një e plotë. I ka lënë pas problemet dhe mendon se është momenti të jenë të bashkuar. Sipas saj, princi Philip këtë do të kishte dashur, prandaj Meghan është gati të falë."

Shumë kanë aluduar nëse mungesa e saj në ceremoninë e funeralit do të ndikojë tek marrëdhënia e saj me mbretëreshën, por jo. Burime pranë saj thonë se mbretëresha e kupton dhe nuk do të donte të rrezikonte veten apo bebin. .

Burimi: Cosmopolitan

Të fundit