Flash News

POLITIKOFF

Meghan Markle flet me Mbretëreshën pas kaq shumë kohësh  

Meghan Markle flet me Mbretëreshën pas kaq shumë kohësh

Marrëdhënia e Meghan Markle dhe Mbretëreshës Elizabeth është krisur pas largimit të Dukeshës së Sussex nga mbretëria.

Por pas ndarjes nga jeta të princit Philip, Meghan dhe Mbretëresha kanë folur për herë të parë bashkë pasi siç raportojnë mediat e huaja, Meghan i ka shprehur ngushëllimet e saj Mbretëreshës.

Megjithëse Dukesha nuk arriti të ishte në funeralin e Princit për shkak të shtatzënisë sepse iu këshillua nga mjekët të mos udhëtonte, Harry ishte pranë familjarëve të tij në funeralin e gjyshit.

Harry udhëtoi menjëherë për në Mbretërinë e Bashkuar pasi mori lajmin dhe u shfaq krah të vëllait e të atit në funeralin e gjyshit. Burime pranë Harry-t treguan se ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Meghan-in dhe Archie-n çdo ditë pasi i ka patur me merak për faktin që i ka lënë vetëm.

Të fundit