Flash News

POLITIKOFF

Mes 30 të pranishmëve në funeralin e Princit Philip do të jetë Harry por jo Meghan

Mes 30 të pranishmëve në funeralin e Princit Philip do të

Janë bërë me dije  planet për funeralin e Princit Philip i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Familja mbretërore do të mblidhet në një funeral privat dhe jo publik për shkak të pandemisë. Funerali do të mbahet në 17 prill në St.George Chapel. Eventi do të transmetohet nga Kështjella Windsor.

Mes 30 të pranishmëve në funeralin e Princit Philip do të

Për shkak të rregullave anti-covid, vetëm 30 veta do të marrin pjesë, përfshirë edhe Princin Harry, i cili do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të qëndruar pranë familjes në këtë moment të vështirë.

Për Harry-n kjo është hera e parë që kthehet në mbretëri që nga largimi i tij nga detyrat mbretërore bashkë me të shoqen Meghan Markle. Ndërsa Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princ Philip, gjyshit të bashkëshortit të saj, Princ Harry.

Mes 30 të pranishmëve në funeralin e Princit Philip do të

Lajmi është konfirmuar nga Pallati i Buckinghamit, ku theksohet se Dukesha e Sussex-it nuk është lejuar që të udhëtojë nga mjeku i saj, për shkak të shtatzënisë me fëmijën e dytë.

Familja mbretërore ka kërkuar që njerëzit të mos lënë lule dhe sende jashtë Pallatit Buckingham por lekët që do shpenzonin lule t`i japin për bamirësi.

Mes 30 të pranishmëve në funeralin e Princit Philip do të

Të fundit