Flash News

POLITIKOFF

Mesazhi i Mbretëreshës Elizabeth në 95-vjetorin e lindjes: Jemi në një periudhë trishtimi të madh

Mesazhi i Mbretëreshës Elizabeth në 95-vjetorin e lindjes: Jemi

Për herë të parë Mbretëresha Elizabeth II do të festojë ditëlindjen pa bashkëshortin e saj, Princin Philip, i cili ka ndërruar jetë disa ditë më parë në moshën 99-vjeçare.

Për shkak të Princit Philip, Mbretëresha ka anuluar festën e ditëlindjes, megjithatë ajo ka bërë një mesazh falenderues në Twitter dhe ka thënë se familja e tyre është duke kaluar një periudhë trishtimi të madh:

“Me rastin e 95-vjetorit tim kam marrë shumë mesazhe urimi, që i vlerësoj shumë.

Ndërsa si familje jemi në një periudhë trishtimi të madh, ka qenë një ngushëllim për të gjithë ne të shohim dhe të dëgjojmë telegramet ngushëlluese që i bëhen burrit tim, nga ata brenda Mbretërisë së Bashkuar, Komonuelthit dhe në të gjithë botën. Familja ime dhe unë do të doja t’ju falenderoja të gjithëve për mbështetjen dhe mirësinë që na treguat ditët e fundit. Ne jemi prekur thellë dhe vazhdojmë të kujtojmë se Philip kishte një ndikim kaq të jashtëzakonshëm në njerëz të panumërt gjatë gjithë jetës së tij.”

Të fundit