Flash News

POLITIKOFF

Mësohet dëshira e fundit e Princ Philip para se të vdiste

Mësohet dëshira e fundit e Princ Philip para se të vdiste

Ditën e djeshme ndërroi jetë Princ Philip. Burime nga oborri mbretëror kanë treguar se dëshira e fundit e Princ Philip-it ishte të vdiste i qetë në shtëpinë e tij.

“Dëshira më e madhe e Dukës ishte për të vdekur i qetë në shtëpi”, thanë ata për prestigjiozen “The New York Post”.

Princi Philip, u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare.

Në një deklaratë në Twitter, pallati i Buckingham shkruante dje: “Me pikëllim të thellë Madhështia e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor".

 

Të fundit