Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"

Aktorja Helen McCrory, ylli i Peaky Blinders ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare. Ky lajm është konfirmuar nga vetë bashkëshorti i saj përmes një deklarate në Twitter. McCrory, u nda nga jeta pas luftës së gjatë me kancerin.

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"

"Jam zemërthyer t'ju njoftoj që pas një beteje heroike me kancerin, gruaja ime e bukur mbylli sytë paqësisht në shtëpi, e rrethuar nga dashuria e familjarëve dhe miqve të saj. Ajo vdiq ashtu siç jetoi. Pa frikë. Shko e vogla jonë drejt ajrit dhe faleminderit,"- shkruan ai.

Aktorja ishte një nga yjet më të dashura për publikun britanik me role të shumta në televizion, kinema e teatro. Homazhe të shumta po bëheshin për të në rrjetet sociale. Helen njihej për rolin e protagonistes Teze Polly në serialin e gangsterëve ‘Peaky Blinders’, si dhe atë të Narcissa Malfoy në serialin Harry Potter.

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"

Në teatër ajo kishte fituar çmimin Richard Burton në 1995 për rolin e Lady Macbeth në dramën e Shekspirit.

Të fundit