Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë artisti nga Shkodra

Ndërron jetë artisti nga Shkodra

Artisti i njohur shkodran, Berhan Nehani, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë me dije nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Përmes një postimi në Facebook, në profilin e saj, Ademi shkruan se ky lajm është një trishtim për artin dhe Shkodrën.

Postimi i plotë:

Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.  Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model. Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani.

Ndërron jetë artisti nga Shkodra

Të fundit