Flash News

POLITIKOFF

"Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat nga lart", Albana sqaron deklaratën për Arbanën: Kanë hequr pjesë nga emisioni

"Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat nga

Të shtunën e shkuar në emisionin "Shiko kush luan" në Top Channel, moderatorja Albana Osmani bëri një deklaratë për Arbana Osmanin që bëri bujë në media dhe rrjetet sociale.

Ajo tha se s`ka pasur kurrë miqësi me Arbanën dhe që asnjëherë se ka kuptuar arsyen:

“S’ka pas kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse, por… Ndoshta ngaqë jam pak më e gjatë edhe i shoh gjërat pak më nga lart.”

Albana ka reaguar sërish për ABC Newws duke thënë se ka qenë në kuadër humori:

"Ajo që thashë që është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thash që programi më i mirë, që mungon është ai imi, pastaj shtova që po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë. Por pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe është Opinioni i Blendi Fevziut, sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, po nga që në fund shtova se ishte një shaka."

Të fundit