Flash News

POLITIKOFF

Netflix njeh Kosovën si shtet

Netflix njeh Kosovën si shtet

Vetëm disa muaj më parë, shqiptarët e Kosovës hapën një peticion, që Kosova të njihej si shtet nga platforma Netflix.

“Kur shqiptarët e Kosovës hyjnë në Netflix, vendndodhja e tyre shfaqet sikur të ishin në Serbi, edhe pse ata po e përdorin platformën nga Republika e Kosovës”, thuhej në peticionin e kësaj nisme.

Peticioni hapur online u nënshkrua nga 37 mijë persona dhe dëshmoi edhe një herë se gjithçka mund të arrihet nëse të gjithë njerëzit bëhen bashkë. Peticioni “Add Kosovo as a country in Netflix”.

Më në fund, Netflix e ka njohur Kosovën si shtet dhe ky lajm është dhënë nga vetë iniciuesi i këtij peticioni, Sovran Hoti.

“Nuk u deshën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë. Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, ka shkruar Sovran Hoti në një postim në Facebook.

 

Të fundit