Flash News

POLITIKOFF

Një dekadë të ndarë, Soni Malaj rikthehet në studion e Flori Mumajesit: Këtë këngë vetëm ajo mund ta këndojë

Një dekadë të ndarë, Soni Malaj rikthehet në studion e

Një nga çiftet më të përfolura dhe më të dashur për publikun - një dekadë më parë - janë rikthyer sërish bashkë dhe kësaj radhe për bashkëpunim muzikor.

"Fluturimi 3470" është një nga këngët më të bukura të Florit dhe Sonit, që simbolizon dhe lidhjen e tyre ku dhe u puthën në skenën e "Këngës Magjike". Por krejt papritur, lidhja e tyre përfundoi.

Pas ndarjes së tyre nuk i kemi parë më bashkë. Një nga momentet e sikletshme mes Somit dhe Florit, duhet të ketë qenë kur ky i fundit këndoi "Fluturimi 3470" me  Enxhi Nasufin, asokohe konkurrente në "X Factor" në të cilin Soni Malaj ishte pjesë e jurisë.

Më pas, dyshen s`i kemi parë më, as duke folur për njëri-tjetrin dhe as duke frekuentuar të njëjtat ambiente. Mirëpo, diçka i bëri sërish bashkë: Kënga Magjike.

Soni Malaj do të marrë pjesë këtë vit në festivalin e “Këngës Magjike” dhe ka treguar për produksionin e spektaklit se:

“Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Threedots. Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë."

Kënga e saj titullohet “Versioni im” dhe për vijën melodike është kujdesur Bruno.

Të fundit