Flash News

POLITIKOFF

Nuk i deklaroi në kufi, policia doganore i sekuestron Mozzik dy orët me vlerë mbi 1.3 mln euro

Nuk i deklaroi në kufi, policia doganore i sekuestron Mozzik dy orët

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, i ka sekuestruar përkohësisht dy orë luksoze, me vlerë mbi 1.3 milionë euro, një personi, i cili nuk i kishte deklaruar gjatë kalimit.

Në njoftimi zyrtar, Dogana e Kosovës nuk ka identifikuar personin në fjalë, por sipas mediave në Kosovë, bëhet fjalë për reperin Mozzik, i cili ka konfirmuar më herët se është shoqëruar nga policia doganore lidhur me prejardhjen e orëve të tij.

“Si rezultat i këtij kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, njësitet doganore kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze (një Richard Mille dhe një Rolex), të cilat nuk janë deklaruar nga udhëtari gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Vlera totale e këtyre orëve është 1.340.027,50 € (një milion e treqind e dyzet mijë e njëzeteshtatë euro e pesëdhjetë cent)”, thuhet ne njoftim.

Nuk i deklaroi në kufi, policia doganore i sekuestron Mozzik dy orët

Rasti është derguar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, pasi shmangia nga obligimet doganore kalonte shumën prej 5 mijë eurosh.

Po ashtu, mësohet se Mozzik është marrë në pyetje më 17 shtator dhe është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa orët mbeten të konfiskuara deri në vendimin e Prokurorisë.

 

Të fundit