Flash News

E-TJERA

"Nuk ishte një vendim i lehtë", ish-zyrtari i PS-së mbështet hapur PD-në

"Nuk ishte një vendim i lehtë", ish-zyrtari i PS-së

Ardit Kërtusha, një nga dy ish-zyrtarët socialistë të qytetit të Durrësit, të cilët braktisën PS, dhe dolën në mbështetje të hapur të Partisë Demokratike ka thënë në një intervistë për News24 se ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë për të.

Sipas tij, ky është një veprim patriotik në të mirë të vendit dhe kontribut në rrotacionin e pushtetit.

Sipas Kërtushës, Vangjush Dako edhe pse jo publikisht, po punon për Partinë Socialiste. Ish-kreu i FRESH thotë se pas vendimit të tyre për të mbështetur PD, kanë nisur edhe presionet e lëvizjet në zonat që ata kanë influencë. Ish-zyrtari socialist shprehet i bindur, se një lider si Lulzim Basha, do i sjellë vendit normalitet, zhvillim e anëtarësim në BE.

Të fundit