Flash News

POLITIKOFF

"O ndyrësirë", Erjola Doçi “shpërthen” ndaj Erik Lloshit

"O ndyrësirë", Erjola Doçi

Erik Lloshi i ftuar në emisionin “Se luan as topi”, ku ka folur më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

E teksa moderatorët e emisionit po i bënin pyetje këngëtarit, në një moment produksioni hodhi nga lart një gjarpër lodër tek këmbët e këngëtarit, por ai nuk u frikësua, duke thënë: “Nuk kam frikë nga asgjë”.


Duke qeshur dhe për të marrë “hak”, Eriku ia hodhi gjarprin moderatores, Erjola Doçit, e cila e frikësuar shpërtheu keq ndaj artistit duke e quajtur atë ndyrësirë.

“Harroj se është lodër, o ndyrësirë. Jo, mos ma hidhni mua sepse harroj se është shaka. Hiqeni pak këtë pjesën dhe vazhdojmë menjëherë. Unë nuk e dua më këtë lojën sepse për ndryshe nuk e bëj më këtë emisionin. Harroj se është lodër o burrë, shikoje djersën”, tha ajo.

Të fundit